Brickos

Ferat Shala

Deputeti, Ferat Shala ka deklaruar se gjatë qeverisë Kurti, janë paraqitur ngecje në fusha të shumta

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka deklaruar se gjatë qeveris Kurti në Kosova janë paraqitur ngecje në fusha të shumta. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka deklaruar se tani në vendin tonë, nuk ka asnjë përparim në sektorin ekonomik, energjetik dhe as atë politik dhe ka theksuar se përveç këtyre, kemi ftohje të relacioneve Shqipëri-Kosovë që nuk do të duhej ta kishim pas kaq vitesh kur Kosova është shtet dhe kemi këto institucione. “Aktualisht nuk kemi strategji zhvillimore. Nuk kemi qartësi në procesin e dialogut, por kemi ngrirje totale të gjithë spektrit politik ndërkombëtar në këtë relacion dhe ndikon edhe në aspektin ekonomik sepse shumë linja të furnizimit janë të varura e që do duhej tashmë të kishim alternativa, por kjo Qeveri ende nuk ka krijuar alternativë për furnizim dhe prodhim”, ka deklaruar mes tjerash, deputeti, Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …