ZRRE-ja

Avokati i Popullit: Vendimi i ZRRE-së ka elemente të diskriminimit e trajtimit të pabarabartë ndaj konsumatorëve

Avokati i Popullit, duke folur lidhur me strukturën e re tarifore në Kosovë që trajton ligjshmërinë dhe mbi të gjitha elementet e të drejtave të njeriut, ka thënë se vendimi i ZRRE-së ka elemente të diskriminimit dhe trajtimit të pabarabartë ndaj konsumatorëve. Tarifat e ndryshme e të bazuara në nivel të konsumit të energjisë elektrike janë në kundërshtim me Nenin 47 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, ku theksohet domosdoshmëria që tarifat të kenë karakter jodiskriminues. Si bazë për këtë merret përjashtimi i konsumatorëve të veriut të Kosovës nga shtrenjtimi i rrymës, gjë që vlerësohet si diskriminim ndaj konsumatorëve të tjerë. Gjithashtu, subvencionimi në mes të kategorive të konsumatorëve me çmime të rregulluara vë gjithashtu ZRRE-në në pozicion diskriminues”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Avokatit të Popullit, Petrit Çollaku.

Kontrolloni gjithashtu

Doarsa Kica-Xhelili: Vetëvendosje deshi ta përdorte LDK-në si “dekor” për të çuar vendin në zgjedhje

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se gjatë negociatave politike kishte synuar …