Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka planifikuar të vizitojë Ballkanin Perëndimor për samitin e Procesit të Berlinit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka planifikuar të vizitojë Ballkanin Perëndimor dhe qëllimi i kësaj vizite është thënë të jetë përgatitja e mirë për samitin e Procesit të Berlinit. Ai ka zgjedhur 10 qershorin për të vizituar Beogradin, mbase rastësisht pikërisht në ditën e Kongresit të Berlinit të vitit 1878. Më pas  kancelari gjerman  do të vizitojë, Prishtinën, Tiranën, Shkupin e mbase edhe Sarajevën. Duke iu referuar burimeve të sigurta nga Berlini, ai kishte thënë se temat do të jenë “energjia, ekonomia, qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë” e të tjera. Një burim i Radio Dojçe Veles  ka vlerësuar se  kancelari gjerman Scholz, po përpiqet të përgatitet mirë për samitin e Procesit të Berlinit, i cili ndoshta do të zhvillohet në gusht të këtij viti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Patrullimet e KFOR-it në veri: Siguri e dukshme, por pa përgjigje ndaj tensioneve lokale

Ushtarët gjermanë të KFOR-it nga Komanda Rajonale Lindje (RC-E) vazhdojnë patrullimet në disa komuna në …