“Bayerisches Rundfunk”: 30 vjet pas vitit 1992 ka zëra që flasin për armatosje masive të policisë së entitetit serb të Bosnjës

“Bayerisches Rundfunk”: 30 vjet pas vitit 1992 ka zëra që flasin për armatosje masive të policisë së entitetit serb të Bosnjës

 

Mediumi i Bavarisë, në Gjermani, “Bajerishe Rundfunk”, ka botuar një artikull për tensionet e reja mbi Ballkanin Perëndimor. Pasi flitet rreth së kaluarës së luftërave të viteve 90-ta, ndalet edhe mbi të sotmen e Bosnjës dhe Hercegovinës, ku vetëm në Sarajevë, ku është vendi që udhëheq me armatën, drejtësinë dhe qeverinë, ka mbi 150 ministri – kjo për të kënaqur 3 shtetformuesit: kroatët, serbët dhe boshnjakët. Kryetari serb i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili do duhej t’i shërbente shtetit, flet për “shtet të djallit”. Politologu Florian Bieber, që e njeh mirë rajonin, mendon se Dodik po përpiqet të shpërbëjë Bosnjën dhe Hercegovinën, për të fituar vota dhe mbështetje te serbët dhe në të njëjtën kohë të zhvendosë vëmendjen nga korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrave zyrtare. Sa i takon Bosnjës, në fund tregohet se jehona duket si para 1992, kur edhe shpërtheu lufta e përgjakshme  që mbaroi me rreth 100 mijë të vrarë. 30 vjet më pas ka zëra që flasin për armatosje masive të policisë së entitetit serb në RS të Bosnjës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …