Nga sulmi me përmasa tragjike një shkollë fillore në Teksas, mbetën të vdekur 19 nxënës. Kjo ngjarje ka tronditur Amerikën e botën përparimtare. Me këtë rast Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot, në nderim të viktimave, ka vendosur flamurin në gjysmështizë. “Sot flamuri ynë në gjysmështizë është vendosur për të nderuar viktimat e akteve të pakuptimta nga një person i armatosur në shkollën fillore ‘Robb’, në Uvalde të Teksasit”, ku kanë humbur jetën 19 nxënës thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					