Kosova dëshiron t’i bashkohet Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Detit Jon

Kosova dëshiron t’i bashkohet Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Detit Jon

Kosova dëshiron t’i bashkohet Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Detit Jon,  një forum në të cilin dhjetë vende bashkëpunojnë në projektet e transportit, turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit. Kosova shpreson që Kroacia, e cila gjatë presidencës vitin e ardhshëm, do ta mbështesë atë. Dhjetë vendet e këtij Forumi Kroacia, Sllovenia, Italia, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe San Marino – u takuan në Tiranë dy javë më parë ku edhe miratuan një deklaratë të përbashkët që bën thirrje për zgjerimin e BE-së në Ballkani Perëndimor. Një delegacion i Kosovës i kryesuar nga ministri i Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ishte në atë kohë në Tiranë dhe nuk mori pjesë në takim, por u takua me përfaqësues të Komisionit Evropian. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe merr pjesë në projekte të bashkëpunimit ndërkufitar vetëm me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi si pjesë e programit IPA-s të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: 1.31 miliardë euro investime në qarkun Shkodër gjatë dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkodër se qeveria ka investuar 1.31 miliardë euro në …