Muhamedi: Po zvogëlohet qëllimshëm numri i katolikëve shqiptarë në Shkup

Muhamedi: Po zvogëlohet qëllimshëm numri i katolikëve shqiptarë në Shkup

Studiuesi shqiptar nga Tetova, Nijazi Muhamedi ka zbardhur fakte tronditëse sesi po zvogëlohet qëllimshëm bashkësia katolike shqiptare në Maqedoni. Ai ka saktësuar se në vitin 1991 Vatikani ka zhbërë Arqipeshkvinë Shkup-Prizren, me ç’rast pati vendosur Petro Stojanovin, një prift katolik sllavo-maqedonas. Ky i fundit menjëherë hoqi meshimin shqip duke sllavizuar gjithçka katolike në Shkup. Tendencat për zhbërjen e katolizicmit shqiptar në Shkup nuk ndalen me kaq. Sipas profesor Nijazi Muhamedit, “Vatikani tash me me lobim masonësh maqedonas, bën përpjekje që qendrën metropolike katolike nga Shkupi ta spostojë diku në Strumicë. Përndryshe, gjendja e bashkësisë katolike shqiptare në Shkup është më e rëndë se kurrë më parë, meqë tani kanë mbetur vetëm 250 familje katolike. Njohësit e kësaj problematike theksojnë se mangësia më e madhe është mungesa e priftërinjëve që do të mbanin meshat në gjuhën shqipe. Burimet historike përmendin Ipeshkvinë e Shkupit, në të cilën kanë shërbyer që nga shekulli XVII, Pjetër Bogdani, e më vonë Gjon Nikollë Kazazi, Ndre Logoreci dhe Lazër Mjeda.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …