I akuzuari për krime lufte, Remzi Shala, ka gjuajtur me shishe në drejtim të akuzuesve gjatë seancës në Gjykatën e Prizrenit

I akuzuari për krime lufte, Remzi Shala, ka gjuajtur me shishe në drejtim të akuzuesve gjatë seancës në Gjykatën e Prizrenit

I akuzuari për krime lufte, Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës, “Molla e Kuqe”, gjatë seancë  në Gjykatën Themelore të Prizrenit ka sulmuar me shishe akuzuesit. Pas këtij veprimi ka filluar përleshja fizike mes të akuzuarit dhe akuzuesve, derisa më pas ka ndërhyrë policia. Eskalimi i situatës ka ndodhur gjatë seancës kur akuzuesi u thotë të akuzuarit “mos shaj se do me marr veten në qafe”, pas këtij momenti i akuzuari i gjuan me shishe të demtuarit. Pas këtij incidenti  seanca është ndërprerë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjykata Themelore në Prizren, në korrik të 2019-ës, kishte marrë aktgjykim, me të cilin të akuzuarin Shala e kishte shpallur fajtor për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, duke e dënuar me 14 vjet burg.

Kontrolloni gjithashtu

PDK akuzon Qeverinë Kurti për izolim dhe stagnim evropian: Kosova po humb mundësi historike

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokadë institucionale dhe stagnim në …