Faton Klinaku

Klinaku: Krerët e shtetit s’kanë pse t’i vizitojnë pjesëtarët e UÇK-së në Hagë

Ushtruesi i detyrës së veteranëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka deklaruar se krerët e shtetit nuk kanë pse t’i vizitojnë pjesëtarët e UÇK-së në Hagë. Ai ka shkruar se “ka një muaj që Qeveria e di qe ne do të bëjmë protestë. Ditëve të fundit po luftojnë se cili po shkon më shumë t’i vizitojë krerët apo pjesëtarët e UÇK-së në Hagë dhe cili do të shkojë t’i vizitojë gjë që s’bëjnë asgjë me këto vizita por qëllimin kryesor e kanë që nëse dalim në protestë ne, ta trullosin opinionin që të mos dalë masa në protestë se gjoja se qenkan për UÇK-në. Ata s’kanë nevojë të bëjnë mbështetje me vizita atje, ata kanë nevojë t’i kryejnë obligimet ligjore që i kanë si shtet, në qoftë me ato pagesa që duhet t’ua kryejnë apo shërbimet e avokatëve, apo vizitat familjare sepse krerët dhe pjesëtarët e UÇK-së kanë nevojë që t’i vizitojnë vetëm familja, por shteti si shtet duhet të kujdeset për ta”, kaq theksuar ushtruesi i detyrës së veteranëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Rasti Arlinda Zekaj: KGJK-ja arsyeton vonesat gjyqësore, Bislimaj thotë se viktima nuk mbeti pa mbrojtje

Anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Besnik Bislimaj, ka deklaruar se Arlinda Zekaj ka qenë …