leoni

Deputeti, Hisen Berisha u kërkoi veteranëve të UÇK-së, të mos e dëmtojnë këtë institucion, pasi kërkesat e tyre do të realizohen

Deputeti, Hisen Berisha u kërkoi veteranëve të UÇK-së, të mos e dëmtojnë këtë institucion, pasi kërkesat e tyre do të realizohen

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha qëndroi para veteranëve të UÇK-së, të cilët protestuan  para Kuvendit, për t’iu kërkuar që të mos e dëmtojnë këtë institucion. Ish-komandanti i UÇK-së bisedoi me disa veteranë, duke i siguruar se do të bëjnë çmos që projektligji i cili e përcakton pagën minimale të mos kalojë pa u shqyrtuar edhe përfshirja e tyre në të.  Komandanti i UÇK-së në Koshare gjatë luftës, Hisen Berisha do të luftojë në Kuvend për të mos lejuar miratimin e këtij projektligji. Ai u kërkoi veteranëve që t’i lirojnë hapësirat përpara Kuvendit dhe të mos dëmtojnë asgjë. Lëreni ta bëjmë luftën ne në institucione, porositi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …