Vazhdon gjendja e nderë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve në sallë

Vazhdon gjendja e nderë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve në sallë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës,  kanë filluar të hyjnë në sallën e zakonshme ku mbahen seancat plenare. Para objektit të Kuvendit , veteranët e UÇK-së janë mbledhur duke protestuar. Ata paralajmërojnë se do të futen brenda. Veteranët po kërkojnë që seanca e paralajmëruar për orën 11:00 të mos mbahet fare, të indinjuar pasi Qeveria i la jashtë projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale. Kundër këtij projektligji që parashihet të shqyrtohet në seancën e sotme të Kuvendit është shprehur Partia Demokratike e Kosovës. Deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj tha në një konferencë për media se askujt nuk i duhen trazirat.

Kontrolloni gjithashtu

KDI dhe Avonet: Angazhimi i asistentëve pa Kuvend funksional, abuzim etik dhe keqmenaxhim i parasë publike

Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar ndaj angazhimit të asistentëve personalë nga ana e deputetëve, …