Besian Mustafa: Në programin e Qeverisë Kurti II ka vetëm premtime boshe pa caktim të masave dhe objektivave konkrete

Deputeti, Besian Mustafa, paralajmëroi se LDK-ja do të paraqes një rezolutë me propozim për uljen e akcizës në derivate

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi,  dhe deputeti, Besian Mustafa, kanë kritikuar qeverinë e Kosovës për mosveprim sa i përket rritjes së çmimit të naftës. Deputeti, Besian  Mustafa paralajmëroi se LDK-ja  do të paraqes një rezolutë ku propozon uljen e akcizës në derivate. “Çmimi i litrës  së naftës po shkon drejt 1 euro 90 centë. Nëse për një periudhë të caktuar do të hiqej akciza, çmimi do të ulej në 1 euro e 20 centë pra kjo qeveri po ju merr rreth 60 centë qytetarëve. Grupi Parlamentar i LDK-së do të propozojmë rezolutë për uljen e akcizës në derivate dhe uljen e TVSH-së në produkte bazike”, ka thënë ai. Ndërkohë, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, u shpreh se qeveria e Kosovës nuk ka marrë asnjë masë në ndihmë të qytetarëve pas rritjes së çmimeve. Vendi më i varfër në Evropë me çmimet më të larta të derivateve. Qeveria po e luan rolin e spektatorit nga lartë duke parë qytetarët se si ballafaqohen me rritjen e çmimeve LDK ka paralajmëruar para 95 ditësh uljen e TVSH-së, qeveria na injoroi. Është e vetmja qeveria e Kosovës që s’ka marrë asnjë masë për të ju dalë në ndihmë qytetarëve”, tha zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Kontrolloni gjithashtu

Në vitin 2024 ka pas më pak raste të sëmundjeve malinje dhe beninje se sa në vitin 2023

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se në vitin 2024 ka …