Hoti e nënshkruan Rregulloren për Organizim të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit

Avdullah Hoti: Kosova mund të bëhet pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, por vetëm në koordinim me Amerikën

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova mund të bëhet pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, por vetëm në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka shkruar  me këtë rast se gjatë takimit në Washington më 4 shtator të vitit 2020, Kosova ka pranuar kërkesën amerikane që të hyjnë në “Ballkanin e Hapur” pasi kanë marrë garancinë e tyre se pjesëmarrja do të jetë mbi baza të barabarta dhe të marrin të gjitha vendet. Këto dy parime, nënkuptojnë që Serbia detyrohet ta njohë subjektivitetin shtetëror të Kosovës dhe se nuk mund të dominojë tregun rajonal. Në terma praktik, parimi i parë nënkupton se Serbia detyrohet ta njoh subjektivitetin shtetëror të Kosovës në marrëdhëniet rajonale në çdo aspekt sikurse të çdo vendi tjetër, pasi pjesëmarrja e palëve është në baza plotësisht të barabarta. Parimi i dytë nënkupton se Serbia nuk mund të dominojë tregun rajonal kur të gjitha vendet e rajonit marrin pjesë në këtë nismë”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Gjenocidi në Srebrenicë rrah si çekan ndërgjegjen sa e sa herë të tradhtuar të Evropës

Myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës sot shënojnë 30 -vjetorin e Masakrës së Srebrenicës

Myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës sot shënojnë 30 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Ajo ishte …