Brickos

Kancelari, Olaf Scholz u prit nga kryeministri, Albin Kurti me nderime të larta shtetërore me rastin e vizitës së tij në Prishtinë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz sot  po qëndron për një vizitë zyrtare në Prishtinë, gjatë turneut të tij dyditor në vendet e  Ballkanit. Vizita e tij zhvillohet disa muaj pas vizitës së ministres së jashtme gjermane, Annalena Barbok, e cila u takua me Albin  Kurtin e Hekuran Muratin, duke vënë theksin tek rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe dialogu, ndërsa premtoi se Gjermania do ta kryejë punën e saj sa i përket vizave. Ajo ka emëruar edhe një përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, i cili  do të përkushtohet veçanërisht për këtë rajon. Scholz, që është kancelar nga Partia Social Demokrate e Gjermanisë, ka lidhur koalicion me të Gjelbërit për krijimin e qeverisë në Gjermani. Në programin e përbashkët për herë ta parë, Ballkani Perëndimor zinte një vend të veçantë ku ndër të tjera thuhej se prioritet është dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Pas vizitën në vendin tonë, ku ai do t i vizitojë edhe trupat gjermane të KFOR-it, kancelari gjerman udhëton për në Beograd.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …