Gjykata

Enver Sekiraçës 37 vjet burg për nxitje të vrasjes së policit, Triumf Riza dhe vepra të tjera penale

Shumë i përfoluri si i ndjekur nga UÇK-ja, madje edhe si dëshmitar i mbrojtur, Enver Sekiraça, i akuzuar për biznes të dyshimtë për vrasje e nxitje vrasjesh, është dënuar me 37 vjet burg për nxitje të vrasjes së policit Triumf Rizës, i cili është vrarë në vitin 2007, në një rrugë të Prishtinës nga vrasësi, Arben Berisha. Tani Gjykata ka vendosur se Sekiraça është fajtor për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës dhe e ka dënuar me 37 vjet burg. Trupi gjykues thotë se kjo vrasje është bërë në shenjë hakmarrje. Sekiraça është shpallur fajtor edhe në pikën e dytë të aktakuzës, për detyrim. Në këtë akuzë ai është dënuar me tre vjet burg.  Trupi gjykues thotë se Sekiraça i ka kërkuar dhe e ka detyruar këngëtaren, Adelina Ismajli, ish e dashura e Rizës, që t’i jepte para. “E ka kërcënuar në forma të ndryshme… detyrohej të linte para nën fshesën te dera e banesës ose në veturë. Kur refuzonte t’i paguante, i vandalizohej vetura ose i shkatërrohej banesa”, thuhet në vendimin e trupit gjykues. Ai është shpallur i pafajshëm në pikën e tretë për dhunim. Trupi gjykues ka thënë se në këtë pikë nuk ka mundur të vërtetonte se ai ka kryer vepra të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …