Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Çështja e demarkacionit duhet të ndahet nga procesi i liberalizimit të vizave

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës  për Kosovën, Jakup Krasniqi, së bashku me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, zhvilluan një takim me komisionarin, Johannes Hahn, me ç’ rast është biseduar  për zhvillimet politike në Kosovë, drejt  rrugës evropiane të vendit. Në këtë takim, por edhe në tryezën e liderëve politikë, të ftuar nga komisionari, Johannes Hahn, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka mbrojtur qëndrimin se çështja e demarkacionit duhet të ndahet nga procesi i liberalizimit të vizave. Në këtë takim është diskutuar edhe për dialogun me Serbinë. Lidhur me këtë proces z Krasniqi  ka deklaruar  se dialogu duhet të ndryshojë në formë dhe përmbajtje, ndërsa daljen nga krizën politike e sheh në mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Rikthehet pllaka përkujtimore e okupatorëve serbë në luftërat e viteve 1912-1918, kur ata pushtuan dhe e masakruan Kosovën

Dioqeza Serbe e Rashkës-Prizrenit, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, e kanë kthyer …