Ukraine

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite.  Gjatë një bisede me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Xhonson, ata vlerësuan se bota duhet të përgatitet për të ofruar mbështetjen e saj afatgjatë për Ukrainën. “Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës. Edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, por edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Mbretëria e Bashkuar dhe miqtë tanë duhet të përgjigjen duke siguruar që Ukraina të ketë qëndrueshmërinë strategjike për të mbijetuar dhe përfundimisht të mbizotërojë. Gjithçka do të varet nëse Ukraina mund të forcojë aftësinë e saj për të mbrojtur tokën e saj më shpejt se sa Rusia mund të rinovojë kapacitetin e saj për të sulmuar. Detyra jonë është të marrim kohën në anën e Ukrainës” është thënë mes tjerash gjatë bisedës mes sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Xhonson.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …