Kryetarja Osmani kërkon nga kryediploamti Çavushoglu ndihmën e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Kryetarja, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu. Në takim u bisedua për marrëdhëniet ndërshtetërore mes të dyja vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Gjatë bisedës mes tyre, kryetarja, Vjosa Osmani kërkoi nga krye diplomati turk, Mevlut Çavusoglu që Turqia ta ndihmoj Kosovën për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Në njoftimin e Zyrës së Kryetarës thuhet se “Presidentja Osmani dhe ministri Çavusoglu diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në rajon dhe në Evropë, me ç ‘rast, Osmani potencoi se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike parandalon ndikimin rus në rajon dhe tendencën për destabilizim”.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …