Petkoviq ka thënë se Besnik Bislimi ka pranuar të flas për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Petkoviq ka thënë se Besnik Bislimi ka pranuar të flas për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë takimit të fundit në Bruksel kishte thënë se Kosova është e gatshme të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, pasi të arrihet marrëveshja për energji. “Pas raundit të fundit të bisedimeve në zyrën e z. Miroslav Lajçak, ku ishin z. Lajçak, z. Bislimi dhe unë, z. Bislimi tha hapur se Prishtina është e gatshme të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe kur të arrijmë marrëveshje për energji. Ne kemi arritur marrëveshje për energji, dhe është hapur rruga për formimin e Asociacionit”, tha Petkoviq për televizionin serb RTS. Arritëm të biem dakord për udhërrëfyesin për energji dhe është hapur rruga e bisedimeve për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. 10 vjet presim zbatimin e marrëveshjes për energjinë, presim 10 vjet edhe për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe gjashtë pikave të para që kanë të bëjnë me Asociacionin” tha Petkoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …