Edi Rama: Bullgaria, vend anëtar i NATO-s, i ka kidnapuar dy vende anëtare të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Para fillimit të Samitit të krerëve të Bashkimit Europian me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur pesimist para gazetarëve. Ai tha se “Bullgaria, vend anëtar i NATO-s, i ka kidnapuar dy vende anëtare të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, duke mos shprehur aspak optimizëm se BE do t’i hapë negociatat për anëtarësim. Ai tha po ashtu se vendet tjera të BE-së nuk po bëjnë asgjë tjetër përveçse po vështrojnë. “Unë ua kam thënë dhe po e përsëris. Përkundër optimizmit të ngutur të disave edhe këtu në Bruksel, nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por edhe nëse do të zgjidhet, do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufi të Europës dhe nën vështrimin e 26 vendeve tjera që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë”, tha Rama. Procesi i anëtarësimittë Shqipërisë në BE ka ngecur. 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi kundër koalicionit me VV-në: Dallojmë në gjithçka

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …