Hajdar Beqa

Hajdar Beqa: Albin Kurti, ka bërë presion te deputetët e tij që mos ta votojnë Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se mosvotimi i Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional në seancën e së enjtes është lajmi më i keq për qytetarët. Beqa ka thënë se kryeministri Albin Kurti gjatë seancës ka bërë presion tek deputetët e tij që mos ta votojnë këtë Projektligj. Deputeti i PDK-së ka thënë se Kurti kishte frikë që disa nga deputetët e tij nuk do t’i binden urdhrit të tij për të votuar kundër. Realisht për mendimin tim është një lajm i keq për qytetarët e republikës së Kosovës. Trusti ka qenë nevojë e rrethanave të cilat e ka pru vendin, gjendjen ekonomike që e ka pru vendin Qeveria Kurti. Ne e kemi parë se kjo qeveri nuk ka vizion për të bërë zhvillim ekonomik. Nuk ka vizion për të hapur vende të reja të punës, nuk ka vizion për përcjellë inflacionin dhe i ka bllokuar edhe investimet kapitale”.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …