Rastet me dhunimin e femrave në Gjermani duket se nuk kanë të ndalur. Mediet gjermane kanë raportuar për të paktën 7 dhunime seksuale gjatë ‘karnevalit të kulturave’, një ngjarje kjo që organizohet çdo vit në Berlin. Zëdhënësi i policisë së kryeqytetit gjerman, Thomas Neuendorf ka bërë të ditur se janë bërë 7 denoncime për sulme seksuale nga emigrantët, por nuk ka përjashtuar se ka edhe më shumë raste sesa kaq. Në raportin e policisë berlineze thuhet se 7 femra janë dhunuar nga emigrantët me origjinë nga Lindja e Mesme teksa merrnin pjesë në këto karnevale. Opinioni në Evropë ishte tronditur thellë nga rasti i dhunimeve masive në Këln, çka pati nxitur kritika të ashpra ndaj kancelares gjermane, Angela Merkel për politikën e saj të pranimit të emigrantëve dhe refugjatëve pa kurrfarë filtri paraprak. Mediet kanë publikuar raste të shumta si këto, që për shumë sociologë interpretohen si përplasje kulturash.
