Bilall Sherifi

Sherifi: Thaçi po përzihet në punën e ekzekutivit

Edhe Nisma për Kosovën ka kundërshtuar propozimin e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi për themelimin e një komisioni që do të merrej me çështjen e Asociacionit të Komunave serbe. Sipas anëtarit të Kryesisë së Nismës, Bilall Sherifi, ideja e Thaçit nuk meriton as të merret në konsideratë për shkak se ajo nuk është në kompetencën e presidentit. Ai ka thënë se Thaçi “vazhdon të ndërhyjë në kompetencat e ekzekutivit”. Sherifi ka bërë të ditur se Nisma në asnjë rast nuk do të pranojë të bëhet pjesë e, siç ka thënë ai, malverizimeve të tilla. “Nisma në asnjë rast nuk do të pranojë të bëhet pjesë e malverzimeve të tilla. Përkundrazi do të vazhdojmë t’i kundërshtojmë me tërë fuqinë që kemi. Gjithashtu ftojmë edhe deputetët e  kësaj mazhorance që të mos mbështesin këto lojëra të cilat vetëm sa do të ndikojnë në përkeqësimin dhe thellimin e krizës politike”, citohet të ketë thënë Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …