Raif Qela

Çela: Janë 400 banesa të uzurpuara të shqiptarëve në veri dhe 400 shtëpi të pa ndërtuara

Deputeti, Raif Çela, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e ka pyetur ministrin për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jeftiq për angazhimin që ministria e tij ka bërë në kthimin e shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut. Ai, nga Jevtiq po ashtu ka kërkuar të dhëna se sa shqiptarë janë kthyer deri tani në atë pjesë. “Kjo ministri e cila ka për detyrë mbrojtjen e komuniteteve dhe të drejtën për t’u kthyer, sa ka kontribuar në kthimin e qytetarëve, të dëbuar nga pronat e tyre në veriun e Mitrovicës dhe sa shtëpi janë ndërtuar për këta qytetarë për kthimin në pronat e veta. Janë 400 banesa të uzurpuara të shqiptarëve në veri dhe 400 shtëpi të pa ndërtuara. Me çfarë intensiteti do të vazhdoni në ndërtimin e shtëpive të qytetarëve shqiptar në pjesën veriore, që qytetarët të kthehen në pronat e uzurpuara padrejtësisht?”, ka pyetur deputeti Qela ministrin serb, Jeftic.

Kontrolloni gjithashtu

Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022

Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …