cameria

Prokuroria Ndërkombëtare e Hagës pranoi zyrtarisht “Dosjen Çame”

Në Den Hag të Holandës, me 17. 5. 2016, Prokuroria Ndërkombëtare e Hagës, konfirmoi me shkrim pranimin e Dosjes Çame,  kundër gjenocidit që ka  bërë Greqia mbi popullsinë shqiptare çame. Konfirmimin me shkrim e morën, Kryetari dhe atdhetari, i Shoqatës Demokratike Çamëria, në Holandë, Festim Lato, dhe Kryetari i Këshillit Ndërkombëtar të Çamërisë në Dortmund, Prof. Qemal Kryeziu. Në këtë Demonstratë për përkrahjen e “Dosjes Çame” në Holandë, qenë të pranishëm, anëtarë të Këshillave Ndërkombëtar të Çamërisë, nga Italia, Austria, Belgjika, Gjermania, Franca, si dhe nga Presheva, Medvegja, Kumanova, Tanusha, dhe Gjakova. Konfirmimi me shkrim nga Zyra e Portokollit të Hagës, ishte një emocion i veçantë, për gjithë popullin e detit që protestonte para Gjykatës së Hagës. Çështja Çame po ecën udhës së mbarë! Urime gjithë Kombit! (Rrustem Geci – Këshilltar i Këshillit Ndërkombëtar Çamëria në Dortmund).

Kontrolloni gjithashtu

Fazli Hoxha: Limajt i duhet mbështetja e deputetëve që vendosin interesin e vendit mbi atë partiak

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka deklaruar se liderit të kësaj partie, …