Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi: Hekuran Murati thoshte se statistikat po thonë se në luftë janë vrarë vetëm 300 nga UÇK-ja ku dolën tani 46.000 veteranë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi,  ka publikuar një video-incizim në të cilën shfaqen edhe disa publikime të tjera të ministrit të Financave, Hekuran Murati e të cilat kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në këto publikime ishte edhe një status i shkruar në vitin 2016, ku Murati kishte thënë se “statistikat po thonë që në luftën e Kosovës janë vrarë rreth 300 nga UÇK-ja. A ka mundësi me ditë me kënd kanë luftuar qeta 46.000 veteranë? Përpos kësaj ministri Murati kishte theksuar se “ka ardhur koha për një çlirim të dytë”. Duke shkuar edhe më larg, ministri Murati kishte thënë se në UÇK-ja ka pasur edhe “shtapiqa”, që kanë luftuar me zemër për vendin. “Por nuk kanë munguar as ‘smokat’, e ‘qipsat’. Të gjithë ata që kanë luftuar njëmend ta gjejnë veten te Shtapiqi. Kurse këta të tjerët që e shohin veten tek smoki e çipsi, lirisht le t’i trembin mizat, se kanë tepër nën kapuç, kishte shkruar Hekuran Murati.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …