Miroslav Lajçak

Mirosllav Lajçak: Tashmë është krijuar një situatë e re që i ka ndryshuar planet dhe temat e vizitës në Prishtinë dhe në Beograd

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se tashmë është krijuar një situatë e re që i ka ndryshuar planet dhe temat e vizitës së tij të fundit,  në rajon. Kjo ndodhi, pasi Qeveria e Kosovës, më 29 qershor, miratoi vendimin për mundësitë e ri regjistrimit të veturave me targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë me targa RKS (Republika e Kosovës). Qeveria e Kosovës, po ashtu, miratoi udhëzimin për kalimin e pikave kufitare me dokumente personale, sipas të cilit, të gjithë personat që kanë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, do të duhet të pajisen me një certifikatë që i zëvendëson ato dokumente. Qytetarët e Kosovës, me vite, marrin një certifikatë që i zëvendëson dokumentet e tyre personale, kur hyjnë në territorin e Serbisë. Beogradi zyrtar reagoi ashpër ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se kryeministri Albin Kurti “po i kërcënon me luftë serbët në Kosovë”. Lajçak tha për gazetarët në Beograd se “kjo situatë duhet të zgjidhet, sepse nuk guxojmë të lejojmë që kriza të thellohet.

Kontrolloni gjithashtu

U shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës, Ali Ahmeti: Shqipëria ka ndarë bukë, kripë e zemër me ne

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës në …