Instituti amerikan “IRI” ka publikuar sondazhin rajonal lidhur me vendet e Ballkanit për vitin 2022

Instituti amerikan “IRI” ka publikuar sondazhin rajonal lidhur me  vendet e Ballkanit për vitin 2022. Ndër të tjerash, në këtë sondazh tregohet se sa pëlqehen liderët rajonalë e botërorë nga shtetasit e Kosovës. Në bazë të statistikave të kryera nga janari deri në shkurt të këtij viti, Joe Biden është lideri më i pëlqyer, me 65 për qind. Pas Bidenit, radhitet presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili ka marrë 40 për qind. I treti në këtë sondazh është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas këtij instituti, Kurti pëlqehet nga 40 për qind e qytetarëve të Kosovës. Pas Kurtit, me 38 për qind, i katërti radhitet kryeministri britanik, Boris Johnson.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …