COVID

Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 258 raste të reja, janë shëruar 177 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 810 testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 258  raste  të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 177  të infektuar. Numri i të shëruarve ka arritur në 230 mijë e  472. Numri i rasteve aktive është  1 mijë e 602 të infektuar aktualë.  Numri i vdekjeve nga fillimi pandemisë ka arritur në  3 mijë e 140, qysh kur është shënuar i vdekuri i parë.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli ia pret hovin VV-së: Seancë pa 61 vota nuk ka

Analisti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka hedhur ujë të ftohtë mbi përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje …