Miroslav Lajçak deklaroi se Kosova e Serbia janë pajtuar të takohen në nivelin më të lartë për të nënshkruar disa marrëveshje

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord të takohen në nivelin më të lartë dhe se disa marrëveshje për të dy venet janë gati për t’u nënshkruar së shpejti, raporton Anadolu Agency.  Edhe pse Lajçak në fjalimin e tij nuk tha se çfarë mbulojnë marrëveshjet, muajin e kaluar ai tha se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord të miratojnë një udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjeve energjetike në kuadër të Dialogut të Brukselit. Çfarëdo marrëveshje e arritur mes dy vendeve do të ishte e para e nënshkruar nga të dyja palët që kur Lajçak u angazhua në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Kosova u shkëput nga Serbia në vitin 1999 dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008. Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të ketë pretendime për territorin. Kosova synon të arrijë anëtarësimin e plotë në BE dhe të fitojë një regjim pa viza për zonën e BE-së. Serbia, Rusia dhe Kina janë ndër vendet që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Është e dhimbshme dhe e turpshme  sesi një grupacion politik po e shndërron Kuvendin në një cirk

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj mos …