Instituti i ish kryeminstrit britanik Tony Blair-it e mohon se ai po flet në emër kryetarit serb për çështjen e Kosovës

Tony Blair: Dominimit perëndimor po i vjen fundi nga sulmi i Rusisë në Ukrainë dhe Kinës si superfuqia e dytë në botë

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair ka paralajmëruar se epokës së dominimit politik dhe ekonomik perëndimor në Evropë e më gjatë po i vjen fundi për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ngritjes së Kinës si “superfuqia e dytë” në botë. Blair tha se fuqitë perëndimore duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes për të ruajtur supremacinë e tyre ushtarake, raporton eveningstandard. Pushtimi brutal dhe i pajustifikuar i presidentit rus, Vladimir Putinit në Ukrainë tregoi se Perëndimi nuk mund të presë më automatikisht që fuqitë e mëdha botërore t’u përmbahen normave të pranuara ndërkombëtare. Si rezultat i veprimeve të Putinit, ne nuk mund të mbështetemi më tek lidershipi kinez që të sillet në një mënyrë që ne e konsiderojmë racionale. Mos më keqkuptoni. Nuk po them që Kina do të përpiqet të marrë Tajvanin me forcë në të ardhmen e afërt. Por ne nuk mund ta bazojmë politikën tonë në sigurinë se ata nuk do ta bëjnë këtë. Tony Blair tha se ndryshimi më i madh gjeopolitik i këtij shekulli do të vijë nga Kina, jo nga Rusia, “ne po i afrohemi fundit të dominimit politik dhe ekonomik perëndimor”. Ish kryeministri dhe diplomati largpamës,  Tony Blair njihet për rolin aktiv që ka luajtur në bombardimin e forcave ushtarake serbe për parandalimin e  më tejmë të gjenocidit serb kundër  shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …