Albin Kurti

Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së, thotë kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përkujtoi se  sot bëhen katër vjet që kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Kurti ka shkruar se edhe pse Kosova është vendi më demokratik dhe më pro-Evropian në Ballkanin Perëndimor, ende është më i izoluari. Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, ka shkruar, Albin  Kurti, ashtu sikur të gjithë kryeministrat paraprakë të Kosovës, qysh prej mbarimit të luftës në vitin 1999 dhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe …