Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, përkujtoi dëshmorët: Gëzim Mullabazi, Samir Nurkasa, Xhafer Nurkasa e Xhevat Kasapi

Në 24-vjetorin e rënies, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar dëshmorët Gëzim Mullabazi, Samir Nurkasa, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi. Kryetari Latifi ka bërë me dije se në nderim të kujtimit dhe veprës atdhetare, Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me OVL të UÇK-së, ka vendosur një pllakë përkujtimore në anën e djathtë të rrugës (te vendi i rënies) që çon te ‘Maja e Shkodranit’, e cila u shpalos në prani të familjarëve të dëshmorëve, bashkëluftëtarëve dhe miqve.  “S’do të ndalemi – do të regjistrojmë çdo dëshmi që na kujton dhimbjen krenare, trimërinë dhe lavdinë e atyre që ranë për liri. Asgjë nuk harrohet”, ka thënë Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: “Vazhdoj t’i qëndroj prapa deklaratës sime se, nëse PDK bën koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, jap dorëheqje”tarit të partisë së tij

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami …