Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përsëri ka akuzuar Qeverinë për mosmiratimin e Ligjit të Pagave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përsëri ka akuzuar Qeverinë për mosmiratimin e Ligjit të Pagave, duke u shprehur se  Qeveria po i hyn në hak secilit që shërben në Kosovë. Haradinaj këtë herë ka zgjedhur zjarrëfikësit, për të cilët ka thënë se nga mosmiratimi i Ligjit të Pagave janë dëmtuar me rreth 400 mijë euro. Paga bazë e zjarrfikësit vazhdon të mbetet 430 euro me ligj planifikohej të ngrihej në 736, duke i shtuar  kësaj edhe rritjen çdo vit, krahas inflacionit. Qeveria po i hyn në hak secilit që shërben për shtetin tonë, që rrezikon jetën çdo ditë, për të mbrojtur qytetarët ka saktësuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Besa Ismaili-Ahmeti: Siguria e grave nuk është alibi për mbrojtjen e karriges ministrore

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili-Ahmeti, ka kritikuar ashpër ministrin Xhelal Sveçla, duke …