Visar Ymeri

Ymeri: Masakra në burgun e Dubravës ishte e orkestruar nga aparati shtetëror i Millosheviqit

Duke përkujtuar vrasjan masive të burgosurve shqiptar në burgun e Dubravës 17 vite më parë, lideri I Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Masakra në burgun e Dubravës ishte e orkestruar nga aparati shtetëror i Millosheviqit. Sot më 19 maj, bëhen 17 vite nga fillimi i masakrës në burgun e Dubravës, e cila zgjati për ditë të tëra, duka vrarë e masakruar qindra të burgosur shqiptarë. Kjo masakër ishte e orkestruar nga aparati shtetëror i Millosheviqit, dhe as 17 vjet pas saj, nuk ka ndjekje e ndëshkim për kriminelët që vazhdojnë të bredhin lirshëm, ka shkruar në mes tjerash kryetari I Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi: Kurti po avancon “Zajednicën” pa transparencë dhe pa llogaridhënie

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur …