EULEX-i

Selimi: EULEX-it nuk ka arritur të arsyetojë buxhetin e BE-së as besimin e qytetarëve të Kosovës

Behar Selimi, ish deputeti dhe njohës i çështjeve të sigurisë, ka deklaruar  se misioni i EULEX-it nuk ka arritur të arsyetojë buxhetin e Bashkimit Evropian dhe besimin e qytetarëve të Kosovës. Në një intervistë për “Epoka e Re”, ai ka thënë se EULEX-i ka pasur dështime dhe nuk ka mundur të realizojë objektivin kryesor për rend dhe ligj. Selimi ka theksuar se, fatkeqësisht, EULEX-i është karakterizuar edhe me skandale korruptive dhe me gjykime pa prova. Megjithatë, sipas tij EULEX-i ka bërë disa punë të cilat vendorët e kanë pasur vështirë t’i bëjnë.

Kontrolloni gjithashtu

Pandeli Majko

Pandeli Majko: Vendimi i Hagës nuk duhet të kthehet në armë kundër Perëndimit

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ka reaguar për vendimin që pritet të shpallet më 16 shtator …