Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Ministrja, Nagavci, konsideron detyrë partiake e patriotike, pasi me gaz në Kuvend paska mbrojtur Çakorrin e Kullën (!)

Ministrja e Arsimit,  Arbërie Nagavci, sot para Gjykatës, në Prishtinë ka thënë se nuk ka asnjë provë dhe asnjë dëshmi që ka dëmtuar apo penguar ndonjë person në kryerjen e detyrës zyrtare dhe as që ka shkaktuar ndonjë dëm material, në rastin ku po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ajo tha se veprimet e saj kanë qenë të natyrës politike, me qëllim të përmbushjes së obligimit si deputete, për mbrojtjen e interesit më të mirë të vendit. Përdorimin e gazit lotsjellës, në Kuvend, zonja Nagavci e konsideron detyrë partiake madje edhe patriotike, sepse me atë sprej paska mbrojtur demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi. Gati gjysma e ministrave të Albin Kurtit, madje edhe kryekuvendari,  janë duke u gjykuar për vepra penale: dhunë, përdorim të palejueshëm të armëve dhe gazit lotsjellës në Kuvend, konfrontim me policinë dhe pengim  në kryerjen e detyrave të autoriteteve zyrtare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: FSK merr pjesë në stërvitjen JRTC 25-08 në SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë …