Hashim Thaçi

Presidenti Thaçi: Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është e gatshme të bëhet Forca e Armatosur e Kosovës

Në faqen e vet zyrtare në “Facebook” presidenti i vendit Thaçi ka shkruar se Forca e Armatosur e Kosovës do të jetë një forcë multietnike, me përfaqësim të të dy gjinive, me profesionalizëm dhe përgatitje sipas standardeve të NATO-s dhe e gatshme që të kontribuojë për paqe në Kosovë, në rajon dhe në botë. “Vargut të lajmeve të gëzueshme për të gjithë ata që ia duan të mirën Kosovës iu shtua edhe ai nga Kongresi Amerikan që i bëri thirrje Administratës Amerikane të përgatisë Kosovën për programin e NATO-s, Partneriteti për Paqe. FSK-ja është e gatshme të bëhet Forca e Armatosur e Kosovës, që do të jetë një forcë multietnike, me përfaqësim të të dy gjinive, me profesionalizëm dhe përgatitje sipas standardeve të NATO-s dhe e gatshme që të kontribuojë për paqe në Kosovë, në rajon dhe në botë. Institucionet e Kosovës duhet sa më shpejtë të marrin vendimin për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës. Miqësia jonë me SHBA-në është mirënjohje por edhe obligim që të vazhdojmë të punojmë për t’i kryer të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë tona”, ka shkruar Thaçi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …