Sot 16 të shëruar nga covid në Malishevë dhe janë regjistruar edhe 15 raste të reja

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 16 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 15 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë  deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3780 raste, prej tyre 3570 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 123 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Superheronjtë në Skenderaj

Klubi Alpin Prishtina, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt dhe Drejtorinë e Arsimit në Skenderaj, …