Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, pas raportimeve për bllokim të disa rrugëve në komunat në veri të Kosovës dhe lëshimit të sirenave të alarmit në atë pjesë, kanë dalë në terren dhe po e përcjellin nga afër situatën. Lidhur me sirenat e alarmit që janë dëgjuar vazhdimisht për një orë në pjesën veriore të Mitrovicës, KFOR-i është duke monitoruar situatën dhe aktualisht po mbledh informacione. Këtë lajm e ka Zyra për Informim e Shtabit të KFOR-it në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë. Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit.
Kontrolloni gjithashtu
Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …