Besnik Bislimi

Kryesuesi i Kosovës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, thotë se mediat po e bëjnë temë, çështjen e Asociacionit

Zëvendës-kryeministri i Kosovës për dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, ka fajësuar mediat se po e bëjnë temë,  çështjen e Asociacionit. Në ditën kur emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Esobar, e përmendi temën e Asociacionit, Bislimi thotë se nuk e ka diskutuar këtë çështje asnjëherë në Bruksel me zyrtarë të BE-së. mi thotë në televizionin publik se këtë temë e ka diskutuar vetëm privatisht, në takimet kokë-më-kokë, me të Dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Në Bruksel, në këta 14 muaj nuk është diskutuar asnjëherë Asociacioni. Asociacioni është përmend vetëm në takime private, private nuk ka asgjë, por takime me zotëri Lajcak. Ku unë kam kundërshtuar faktin që Brukseli del me shumë lehtësi  prononcohet për Asociacionin e nuk flitet shpesh për mosrespektimin e marrëveshjeve nga Serbia. Marrëveshja për Asociacionin është nënshkruar më 2013 e para, pastaj më 2015. Marrëveshje për menaxhimin e kufirit është nënshkruar më 2011-ën. Në qoftë se në Bruksel marrëveshjet asnjëherë nuk janë ranguar nga rëndësia, atëherë pse bëhet temë Asociacioni e jo marrëveshja për kufijtë”, thotë i zemëruar në medit , zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …