Albin Kurti: Do të këtë përkrahje institucionale, për të rritur cilësinë e jetës të personave me aftësi të kufizuar

Albin Kurti ndodhet para shumë sfidave të papërballueshme, përmend gogolin e luftës për të blerë qetësinë sociale

Frika që ka shprehur për mediet e huaja,  Albin Kurti, për mundësinë,  që Serbia ta sulmojë Kosovën, ka nxitur reagime të shumta, por edhe interesim të mediave ndërkombëtare për situatën në Kosovë. E ashpër ndaj këtyre deklaratave ishte nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se është mirë që të mos ndillet frikë e panik te populli. Ajo më tej tha se NATO-ja është garantuese e sovranitetit të Kosovës dhe se Serbia është në dijeni se çka sjellë një konflikt i hapur me NATO-n. Kryetari i PDK-s-ë Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Albin Kurti e  dëshiron krizën. E ëndërron protagonizmin te paniku. Sikurse Vuçiqi, investimet te shteti i të cilit natyrisht se nuk ndalojnë, edhe ky flet për një Kosovë të luftës, krizës e frikës. Çfarë të duhet propaganda e kundërshtarëve të shtetit, kur ke një kryeministër që të bën autogol?!”, shkroi ai në reagimin e tij. Albin Kurti e di fare mirë se nuk mund të ketë luftë në Kosovë, e cila mbrohet nga trupat paqeruajtëse të NATO-s, por këtë e bën për ta zhvendosur vëmendjen e publikut dhe jetën gjithnjë e më të vështirë të qytetarëve të vendit, të cilët nuk po arrijnë ta përballojnë rritjen dy fish të çmimeve, me pagat e njëjta si të para dy e më shumë viteve.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …