Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim bashkatdhetarin Bekim Emini

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim bashkatdhetarin Bekim Emini, i cili nisur nga vullneti i mirë dhe me vetëfinancim me kompaninë e tij private, ka bërë shenjëzimin horizontal të rrugëve në qytetin e Skenderajt. Kryetari Nura, me këtë rast, i ka ndarë mirënjohje, duke e falënderuar bashkatdhetarin Bekim Emini për këtë veprim human, me anë të secilit janë shënjuar vijat horizontale në komunikacion dhe rrjedhimisht është rritur siguria e pjesëmarrësve në trafikun rrugor brenda qytetit të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji Rozë përmbyllet me marsh ndërgjegjësues për luftën kundër kancerit të gjirit

Me rastin e përmbylljes së Muajit Rozë, stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) …