Christopher Hill

Christopher Hill: Serbia ka një qëndrim të ndryshëm nga partnerët e saj evropianë lidhur me dialogun

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kristofer Hill,  është deklaruar për reciprocitetin për targat dhe dokumentet shtesë për qytetarët serbë, duke thënë se kjo është më shumë si një mundësi për përparim, sesa për konflikt. Hill po ashtu ka thënë se Serbia ka një qëndrim të ndryshëm nga partnerët e saj evropianë. Serbia ka një qëndrim të ndryshëm nga partnerët e saj evropianë, por mendoj se është e rëndësishme të përqendrohemi në çështjet për të cilat jemi dakord dhe të përpiqemi të ecim përpara së bashku”, thotë ambasadori amerikan në Serbi. Ambasadori amerikan në përgjigje të pyetjeve të qytetarëve tha se përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit, të cilët kanë ndërmjetësues mjaft të mirë nga BE-ja në dialog, duhet të bëjnë më shumë për zgjidhjen e çështjeve kontestuese dhe shtoi se sinqerisht mendon se ka një mundësi për përparim real në dialog sesa për një konflikt të ri më 1 shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të …