Faton Abdullahu

Faton Abdullahu: Presidenti serb “qyqan”, kurse Kurti “drague”

Ne jemi viktimë dhe kështu të sillet Kurti si viktimë që mbrohet, jo si viktimë që sulmon!

Presidenti i Serbisë vazhdon me të vjetrën, të viktimizohet. E bën këtë edhe për konsum të brendshëm edhe para ndërkombëtarëve. Edhe ngjyrën e zërit, edhe mimikën e fytyrës, edhe gjestikulimet, edhe togfjalëshin që e përdorë, janë në shërbim të krejt kësaj kulture të tij politike në raport me Kosovën, sidomos kur ndodh diçka në veri.

Edhe pse në raport me Kosovën Serbia ka ushtri, territor, popullsi, ekonomi e çdo gjë tjetër më të madhe e më të fortë, Vuçiq viktimizohet, thuajse se Kosova do ta sulmoj nesër.

Duket se Kurti nuk e ka kuptuar këtë drejtë. Krejt të kundërtën e bën Kurti “azgan”. Ai vazhdon me përpjekjen që të lë përshtypje për opinionin brenda dhe jashtë, sidomos brenda se tash ky ka me ja “tregu qejfin” Serbisë.  Tash ky “dragoi” ia tregon “qejfin” Vuçiqit se nuk mundet me vazhduar me të vjetrën.

Çfarë gabimi amatoresk. Pse nuk kuptohet drejtë e më pas të përçohet qartë e me korrektësi gjithandej se Kosova është viktimë, se paqja po rrezikohet nga Serbia, se Kosova po cenohet në ekonomi, në siguri, në politikë, etj.

Ne jemi viktimë dhe kështu të sillet Kurti, si viktimë që mbrohet, jo si viktimë që sulmon. Përndryshe përshtypja e përçuar do të jetë “Vuçiqi viktimë” e Kurti “trim drague”. Gabim!

 

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …