Kush mbanë përgjegjësi se Moratoriumi e gjen Kosovën pa 23 ambasadorë, nga 32 sa i ka vendi ynë

Kosova është duke u ballafaquar me katër raste aktive, për të cilat është dërguar në Arbitrazhin Ndërkombëtar

Miliona euro janë shpëtuar pa u derdhur në buxhet  pasi Kosova ka dalë fituese në një rast për të cilin ishte paditur në Arbitrazhin Ndërkombëtar. Bëhet fjalë për kontestin, ku ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Selmani e kishte dërguar shtetin në arbitrazh, lidhur me pronën e “Auto Prishtina” dhe “Hotel Victory”, të cilën e kishte mbajtur të uzurpuar për disa vite me radhë. Edhe pse  njëri rast mori epilog gjyqësor, Kosova është duke u ballafaquar edhe me katër raste të tjera aktive, për të cilat është dërguar në Arbitrazhin Ndërkombëtar. Në një përgjigje me shkrim nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, konfirmojnë për Ekonomia Online, se krahas këtij rasti, edhe katër të tilla presin epilog gjyqësor, në të cilën Kosova synon t’i fitojë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …