leoni

Vlora Çitaku

Reduktime në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është më i ulëti, si do t’ia bëjmë në dimër, pyet Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas njoftimit të KEDS-it se qysh nga sot do të ketë reduktime të rrymës. Ajo ka thënë që duhet të japë përgjegjësi për “sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarësinë energjetike të Kosovës”. “6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit. Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarësinë energjetike të Kosovës”. “Sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare. Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e kryeministrit”, ka thënë  nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …