SBASHK

SBASHK: Varet nga Qeveria nëse do të fillojë apo jo mësimi në shkollat e Kosovës

Nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala, ka thënë se procesi i fillimit mësimor varet nga Qeveria e Kosovës. Nëse ajo nuk i realizon kërkesat, atëherë 1 shtatori mësimdhënësit do t’i gjejë në grevë të përgjithshme. Ne mendojmë që me 1 shtator të fillojë viti shkollor, mirëpo se a do të fillojë varet nga Qeveria. Se dëshira jonë është që viti shkollor të fillojë me 1 shtator dhe të gjithë nxënësit t’i gëzohen ditës të parë të mësimit. Mirëpo Qeveria është ajo që nuk është duke i realizuar kërkesat tashmë të njohura për gjithë opinionin për mësimdhënësit. BSPK  ka mbajtur një takim të kryesisë ekzekutive dhe në takim është përcaktuar që deri më datën 17 gusht nëse Qeveria nuk fillon dialogun dhe nuk fillon me realizimin e kërkesave të sindikatave  e në të njëjtën kohë edhe të SBAShK atëherë me i mbetet kryetarit të BSPK që ta përcaktojë datën e fillimit të grevës së përgjithshme”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …