leoni

Targat

Ndërmjetësit e palët në dialog: Çështja e reciprocitetit të targave e mbyllur, serbët duhet t’i marrin targat e Kosovës

Ndërmjetësit dhe palët në dialog kanë pranuar se çështja e  reciprocitetit të targave është e mbyllur, serbët duhet t’i pranojnë  targat e Kosovës. Përveç dy përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe Mirosllav  Lajçak  që morën pjesë në dialog,  në takimin e Brukselit, ka shkruar edhe emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi  Gabriel Escobar, i cili jo zyrtarisht thuhet se është shprehur i pakënaqur me Kurtin, pasi në takim me Blinkenin ka shfaqur mos pranim me dokumentin e Marrëveshjes për të Zhdukurit. Marrëveshja për të zhdukurit, e negociuar nga Skender Hyseni, është konsideruar si “marrëveshje e përfunduar. Borrell tha sot pas takimit 5-orësh, se nuk ka marrëveshje, por shpresat e tij janë që të ketë takime të tjera, para 1 shtatorit. “Nuk kemi një marrëveshje sot, por ky nuk është fundi. Të dy liderët janë pajtuar që procesi ka nevojë që të vazhdojë dhe se diskutimet do të rinisin në ditët në vijim. Ka ende kohë deri në shtator. Unë nuk heq dorë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell  tha se Kurti dhe Vuciq kanë pasur mundësinë që të shpalosin pikëpamjet lidhur me marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …