Ministrja Nagavci

Nuk ndërpritet procesi mësimor sa herë që dikush dëshiron, ka deklaruar ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci,  ka deklaruar se  paralajmërimet e SBAShK-ut për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim. Ky cikël i përsëritshëm i kërcënimeve nuk mund të vazhdojë edhe më tij. SBAShK-u gëzon të drejtë të garantuar ligjore për organizim dhe reagim sindikal, por nuk mund të cenojë të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim. Nuk ndërpritet procesi mësimor sa herë që dikush dëshiron. Ajo jo ka shtuar se kanë shqyrtuar çdo kërkesë dhe se Projektligji i ri i pagave adreson rangimin e punëtorëve të arsimit më mirë sesa “SBAShK-u kishte kërkuar e që ishte pajtuar”. Kemi një rrugë të gjatë së bashku edhe këtë vit mësimor dhe sfidat nuk do të mungojnë. Çdo orë dhe ditë mësimore është përgjegjësi ndaj nxënësve për një shkollim më të mirë”, ka shkruar Ministrja Nagavci.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …